Maqedoni
Shgm: Rizgjedhja e Cvetkovskit, nuk ndihmon reformën në RTM
14.02.2018 15:51
SHGM vlerëson se rizgjedhja e Marjan Cvetkovskit për drejtor të RTM-së, nuk ndihmon reformën në servisin publik dhe çlirimin e tij nga kontrolli politik...

Sipas tyre, Zgjedhja e Cvetkovskit është rezultat i trysnisë ndaj anëtarëve të Këshillit programor dhe anëtari i SHGM-së, i cili nuk mbështeti rizgjedhjen e Cvetkovskit, nuk arriti të bind anëtarët tjerë të Këshillit që drejtori i ri të jetë menaxher me pervojë, i cili nuk është i lidhur me asnjë parti.
SHGM paralajmëron se reformat në servisin publik, nuk guxojnë të jenë objekt i pazarit politik mes pushtetit dhe opozitës, në dëm të interesit publik.
