BESIMI NË BRUKSEL

Besimi: Fillimi i negociatave, përforcon kredibilitetin e institucioneve

15.07.2014 17:17

Zëvendëskryeministri, Fatmir Besimi, është takuar sot në Bruksel me drejtoren e Drejtoratit për Zgjerim në Komisionin Evropian, Aleksandra Kas Granje…

Zëvendëskryeministri, Fatmir Besimi, është takuar sot në Bruksel me drejtoren e Drejtoratit për Zgjerim në Komisionin Evropian, Aleksandra Kas Granje.

Në takim u bisedua për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për hapat e ardhshëm të Qeverisë së re.

Zëvendëskryeministri Besimi, theksoi se integrimi evropian vazhdon të mbetet edhe më tej prioritet kryesor për Maqedoninë. Besimi theksoi se Qeveria e Maqedonisë bën monitorim të rregullt të zbatimit të reformave dhe sferave prioritare, të përcaktuara me dialogun aderues të nivelit të lartë (siç janë: dialogu ndëretnik, liria e të shprehurit, sundimi i të drejtës, gjyqësia, korrupsioni dhe dialogu ndëretnik, reformat zgjedhore, reformat në Administratën Publike dhe kriteret ekonomike, si dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore).

“Reformat në Republikën e Maqedonisë, nuk zbatohen vetëm për qëllim të fillimit të negociatave, por për përmirësimin e standardit të jetës së qytetarëve dhe të njëjtat do të kishin intensitet më të madh nëse Këshilli i BE-së përfundimisht sjell vendimin për fillimin e negociatave aderuese me Republikën e Maqedonisë”– theksoi Besimi gjatë prezantimit të NPAA-së.

Zëvendëskryeministri Besimi, në Bruksel do të ketë fjalën e tij edhe në Qendrën për Studime të Shkencave Politike.