Parashikimi i motit për sot
15.02.2018 09:25
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme...

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Në pjesët perëndimore me reshje të përkohshme të borës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës do të lëvizë nga një deri në 7 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme.
Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në tetë gradë Celsius.
