Osmani, administrata po përgatitet për bisedimet me BE-në

15.02.2018 11:44

Administrata po përgatit të gjitha kapacitetet për fillimin eventual të bisedimeve me Bashkimin Evropian...

Administrata po  përgatit të gjitha kapacitetet për fillimin eventual të bisedimeve me Bashkimin Evropian, paralajmëron Zëvendëskryeminsitri Bujar Osmani.

“Edhe, krahas Sekretariatit, si udhëheqës i procesit eventual te bisedimeve, nevojitet e gjithë administrata në mënyrë përkatëse t’i përgatit kapacitetet veta për transformimin e vendit dhe shoqërisë drejt rregullave, standardeve dhe vlerave” - theksoi Osmani në kuadër të kolegjiumit të përgjithshëm në Qeveri, ku  u mbajt seanca e 38-të e Komitetit të Punës për Integrime Evropiane  me të cilën udhëhoqi Zëvendëskryetari Osmani.

“Marrim mesazhe jashtëzakonisht pozitive nga ana e Komisionit Evropian, me të cilat valorizohet progresi i deritanishëm në implementimin e reformave dhe përgatitjen e vendit për progres në integrime evropiane” – theksoi Osmani, duke shtuar se Komisioni dërgoi mesazhe të qarta se Maqedonia duhet të pres rekomandim të pastër për fillim të negociatave me Raportin e ardhshëm, si dhe në përputhje për heqjen e pengesave politike, vendim nga ana e Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave.

Viti 2018  është viti më i rëndësishëm për integrimin evropian të vendit, periudhë në të cilën pasojnë një sërë ngjarjesh përmes të cilave duhet ta ndërtojmë pozitën tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, theksoi Osmani.

Komitetit të Punës për Integrime Evropiane është organ më i lartë administrativ në Qeverisë, anëtarë të së cilës janë sekretarë shtetëror të ministrive, kryesuesit e nën-komiteteve, udhëheqësit e grupeve punuese, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, si dhe administrata e Sekretariatit për Çështje Evropiane.