Seancë e Këshillit gjyqësor

15.02.2018 10:30

Për 110 parashtresa për shkarkimin e gjykatësve duhet të debatojnë anëtarët e Këshillit gjyqësor...

Për 110 parashtresa për shkarkimin e gjykatësve duhet të debatojnë anëtarët e Këshillit gjyqësor në seancat e ardhshme, nga e cila e para është caktuar për sot. Më së shumti iniciativa për shkarkim janë propozuar nga Këshilli për konfirmimin e fakteve, por ka edhe parashtrues të tjerë.

Tre parashtresa nga Prokuroria speciale publike dhe disa nga avokatët dhe palët tjerë në procedura, siç njofton portali sdk.mk, ka për gjykatësen Monika Bahçovanovska, ndërsa para Këshillit gjyqësor janë e dhe iniciativat për shkarkimin e pesëshes penale nga Gjykata supreme në krye me kryetarin Jovo Vangelovski, më tej të Rahilka Stojkovska, Risto Katavenovski, Faik Asllani dhe Xhemail Saiti.

Në rend dite të seancës së sotme të Këshillit gjyqësor si pikë e gjashtë është vendosur debati në kërkesë për iniciimin e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë për gjykatës, por më shumë detaje nuk janë kumtuar.