Sofje, takim i ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së

15.02.2018 12:09

Në Sofje të Bullgarisë mbahet sot takimi i shefave të diplomacies të vendeve anëtare të BE-së....

Në Sofje të Bullgarisë mbahet sot takimi i shefave të diplomacies të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve aspirante për anëtarësim, ku merr pjesë edhe shefi I diplomacies së MAqedonisë Nikolla Dimitrov.

Ballkanit Perëndimor dhe situata në Siri e Korenë Veriore, pritet të jenë çështjet kryesore të takimit tdyditor I cili po mbahet vetëm një javë pasi BE-ja e ka shpallur strategjinë e vet të re për integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë plan qartësohet rruga për afrim me BE-në të gjashtë vendeve: Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Ministrat e jashtëm të BE-së gjatë ditës së sotme do të bisedojnë për Ballkanin Perëndimor, ndërsa nesër pritet të takohen me përfaqësuesit e vendeve që aspirojnë për integrim në BE.