Prokuroria në Kumanovë refuzon tërheqjen e prokurores Kusigerska

15.02.2018 12:44

Prokuroria e Kumanovës ka hedhur poshtë kërkesën për tërheqjen e prokurores, Suzana Kusigerska....

Prokuroria e Kumanovës ka hedhur poshtë kërkesën për tërheqjen e prokurores, Suzana Kusigerska, në rastin e vrasjes së vogëlushit 4-vjeçar, Almir Aliut. Prokuroria Themelore e Kumanovës i ka vlerësuar si të pabaza kërkesën e palës së dëmtuar. Nga ana tjetër, mbrojta edhe një herë kërkoi që të gjitha dëshmitë të shqyrtohen nga e para.

Për vrasjen e Almir Aliut akuzohet Boban Iliç, ndërsa për dhunë ndaj të akuzuarit dhe vëllait të tij, Bojan Iliçit, akuzohen Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në Kumanovë, pas një zënkë paraprake mes familjarëve të Almirit dhe të akuzuarit Boban Iliç, i cili shtypi me makinë 4-vjeçarin dhe prindërit e tij nga Kumanova.