Krim makabër në Koçan, vret gruan dhe veten, fëmijët dëshmitarë
Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur Koçanin mëngjesin e sotëm kur një 54 vjeçar rreth orës 3 e 30 minuta të mëngjesit vrau bashkëshorten e më pas edhe veten....

Dëshmitarët e të gjithë ngjarjes ishin fëmijë. Gjithçka filloi si një zënkë familjare që mori më pas tone të ashpra. B. L. filloi të qëllojë me thikë bashkëshorten 44 vjeçare, fillimisht duke e lënduar. Më pas, kur pa që nuk arriti t’ia marrë jetën, mori një çekan dhe e qëlloi disa herë në kokë derisa bashkëshortja vdiq.
Vajza 26 vjeçare dhe djali 13 vjeçar, dëshmitarë të të gjithë ngjarjes makabre, u munduan ta ndalojnë të atin por nuk arritën. Gjatë kësaj përpjekjehe edhe vajza ka marrë disa lëndime. Fëmijët të tmerruar dolën nga shtëpia dhe paraqitën rastin në polici. Babai më pas u ngjit në çatinë e shtëpisë dhe u hodh nga një lartësi prej 6 metrash, duke mbetur i vdekur në vend. Autoritetet policore dhe ekipet e krim të teknikës kanë bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes si dhe autopsinë e të dy viktimave.
