Maqedoni

70 organizata civile kërkojnë ndryshime ligjore, të lirohen nga obligimi i tatimit mbi fitimin

15.02.2018 17:01

Ndryshime ligjore për trajtim tatimor më të drejtë të organizatave civile kërkuan 70 organizata joqeveritare....

Konsiderojnë se janë të nevojshme lehtësime në pjesën që ka të bëjë me donacionet dhe sponsorizimin e subjekteve joprofitabile. Organizatat civile vlerësojnë se sfidë kryesore në punën e atyre është stabiliteti financiar.
 
“Lirimi i shoqatave dhe fondacioneve nga obligimi i tatimit mbi fitimin bën me përjashtim të rasteve kur shoqatat kryejnë aktivitete ekonomike të cilat mund të jenë konkurrente me sektorin privat. Për këtë moment kemi trajtim të njëjtë për kompanitë e mëdha, por  edhe për dispozitat e Ligjit për fitim, të cilat kanë të bëjnë me subjektet e vogla, por ato nuk vlejnë për ne”,- u shpreh Nikica Kusinikova nga Shoqata “Konekt”.
 
Sipas përfaqësuesve të organizatave, ndryshimet e ligjeve ekzistuese do mund të kontribuonin për ndërtimin e organizatave të qëndrueshme qytetare që do ofronin zgjidhje për sfidat me të cilat përballet shoqëria.
 
“Dëshirojmë të krijojmë kushte që të gjitha potencialet që ekzistojnë në organizatat e vogla civile, që ofrojnë ide të shkëlqyera dhe kanë entuziazëm gjatë punës, dëshirojmë që për ato të krijojmë kushte që ky potencial të realizohet”,- tha Ace Ristevski nga Shoqata “Apollonia”.
 
Sipas të dhënave të fundit, në vendin tonë aktualisht ushtrojnë veprimtarinë e tyre 4148 organizata civile.
 
FLUTURA LATIFI