Maqedoni

Pritje madhështore për kampionët në Berlin

15.07.2014 17:57

Rreth orë 9:30 të mëngjesit, aeroplani i kombëtares gjermane me kampionët e rinj të Botës në bord, zbarkoi në Berlin...

Rreth orë 9:30 të mëngjesit, aeroplani i kombëtares gjermane me kampionët e rinj të Botës në bord, zbarkoi në Berlin.

Me mijëra tifozë kishin dalë në aeroportin kryesor të kryeqytetit për të pritur heronjtë e tyre, ndërsa me qindra mijëra prisnin në portën e “Brandeburgut”, simbol i bashkimit të dy Gjermanive pas rënies së murit të Berlinit, për të festuar me përfaqësuesen e tyre. I pari që doli nga avioni ishte kapiteni Filip Lahm me trofeun ndër duar, i ndjekur nga Bastian Schëeinsteiger që ishte mbuluar me flamurin e vendit të tij dhe kishte lyer fytyrën me ngjyrat e flamurit.

Të gjithë lojtarët u vendosën fillimisht në një pod të improvizuar brenda aeroportit me Kupën e Botës në krye, ku dhanë dhe disa intervista për mediat përpara se të niseshin për t’iu bashkuar festës së tifozëve të tyre, e cila ka vazhduar gjatë të gjithë ditës në Berlin.

Mes tjerash, për nder të skuadrës kampione janë ndalur edhe anijet që lundronin në lumin përskaj rrugës nga kalonte autobusi, madje edhe një tren ka ndaluar për pak minuta deri sa “Mannschaft”-i ka parakaluar aty pranë.

Në mesin e kampionëve botërorë është për herë të parë edhe një shqiptar, Shkodran Mustafi, me prejardhje nga Gostivari. Shkodrani luajti tri ndeshje për përfaqësuesen gjermane gjatë këtij kampionati, deri sa pësoi një lëndim dhe u detyrua të abstenojë në ndeshjet në vijim.