Maqedoni

Rasti i Almir Aliut, procesi nga fillimi, mbrojtja me dëshmi të reja

15.02.2018 17:59

Në Gjyqin Themelor të Kumanovës, procesi gjyqësor i rastit të “Almirit”...

Në Gjyqin Themelor të Kumanovës, procesi gjyqësor i rastit të  “Almirit” ka nisur nga fillimi, për shkak se nga seanca e fundit kanë kaluar 90 ditë pa u mbajtur seancë e re. Pala mbrojtëse e familjes Aliu ka ofruar një listë me dëshmi, e cila u pranua pjesërisht edhe me atë që edhe një herë të merret në pyetje vëllai i të akuzuarit Boban Iliqit, Bojani dhe vajza Tanja, por jo edhe dëshmitë e tjera, për të cilat pala mbrojtëse pretendon se do të ndihmonin në mbarëvajtjen e procesit dhe zbardhjen e rastit.
 
“Kolegu im, avokati, Asmir Alispahiq, propozoi një listë të dëshmive të precizuar, e ndërlidhur me listën e mëhershme të dorëzuar, duke aluduar që të jenë pjesë e dëshmive të reja dhe të vjetra të bashkangjitura bashkë. D.m.th. filluam me leximin e procesverbaleve të vjetra duke konstatuar kundërshtimet tona në pjesë të caktuara të saj. Gjykatësja në një fazë të procedurës, listën e dërguar shtesë të kolegut tim, një pjesë të konsiderueshme të tyre nuk i pranoi, duke aluduar e konstatuar se janë të vonuara, kurse një pjesë të tyre i pranoi. Për të marrë një vendim kemi pritur afro një orë pauzë dhe si pjesë që u pranuan janë marrja në pyetje edhe një herë e vëllait të Boban Iliqit, Bojan Iliq, dhe të vajzës që dha deklaratë, dhe presim që këta dy persona të japin edhe një herë deklaratë, të merren në pyetje nga ana e mbrojtësit të familjes Aliu, avokatit Asmir Alispahiq”,- tha avokati i familjes Aliu, Ibrahim Bajrami.
 
Seanca e radhës është caktuar për më 5 mars në orën 10:00. 
 
NEXHAT AQIFI