Futboll

Barcelona pas James Rodriguez

15.07.2014 17:59

Real Madridi mund të ndihet vertet I shqetësuar në një nga pistat e merkatos pasi, rivali I vet I madh Barcelona...

Real Madridi mund të ndihet vertet I shqetësuar në një nga pistat e merkatos pasi, rivali I vet I madh Barcelona po tenton ti rrëmbejë një nga talentet më të medhenj të konfirmuar në botërorin e fundit të Brazilit.

Ashtu sikurse ndodhi edhe me operacionin e vitit të kaluar me Neymar, tashmë blaugranat kanë rritur ndjeshëm më shumë sesa Real Madrid ofertën për mesfushorin me tipare sulmuese të Monacos, James Rodrigues.

Për golashënuesin më të mirë të kupës së botës, madrilenet kishin ofruar 60 milion euro që u refuzuan nga Monaco, po që pritej te bënin një ofertë të dytë deri në 75 milion euro.

Por duket se edhe kjo oferte do të jetë e kotë, pasi Barcelona të paktën sipas mediave spanjolle që janë afër këtij klubi do ti ofrojë skuadrës franceze 90 milion euro për shërbimet e James Rodrigues, I blere nga Porto 1 vit më parë për 43 milion euro.

Për këtë shifer vështirë se Monaco do të ketë ndonjë kundërshtim për ta shitur talentin kolumbian.

Tashmë pritet vetëm që oferta të zyrtarizohet. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Barcelona bleu për 81 milion euro sulmuesin e Liverpool Luis Suarez.