Maqedoni

Zjarri kaploi Tregun e Gjelbër në Shkup

15.02.2018 18:19

Ndërkohë, një tezgë është djegur tërësisht, ndërsa dy të tjera pjesërisht nga zjarri që shpërtheu sot pasdite në Tregun e Gjelbër në Shkup...

Zjarri ka kapluar edhe një pjesë të çatisë së tregut. Ai është lokalizuar dhe nuk ka të lënduar, ndërsa në terren kanë dalë zyrtarët policorë dhe zjarrfikësit. Për momentin nuk ka informacione për shkaktarët që e shkaktuan atë.