Botë
Përmbytjet e janarit në Francë, 275 qytete shpallen si zona të katastrofës
15.02.2018 18:42
Pas përmbytjeve që goditën pjesën më të madhe të vendit, në 275 qytete dhe fshatra në Francë, autoritetet kanë shpallur gjendjen e katastrofës së jashtëzakonshme...

Gjendja e katastrofës së jashtëzakonshme natyrore është procedurë e veçantë e cila zbatohet nga viti 1982, me qëllim që viktimat e katastrofave natyrore të mund të fitojnë kompensim adekuat për dëmet pronësore. Edhe 156 komuna presin vendimin nëse do të shpallen zona të katastrofave. Por, ky vendim pritet të merret në mars, pasi qeveria të marrë vlerësimet e ekspertëve.
