Botë

Turqi, kërkohet burg i përjetshëm për 330 të arrestuar

15.02.2018 18:56

Prokuroria Publike turke kërkoi nga Gjykata caktimin e dënimit me burg të përjetshëm të 330 anëtarëve...

Prokuroria Publike turke kërkoi nga Gjykata caktimin e dënimit me burg të përjetshëm të 330 anëtarëve të dyshuar të Lëvizjes së predikuesit, Fetullah Gjylen, të cilin Ankaraja e akuzon se qëndron pas përpjekjes për grusht shtet në korrik të vitit 2016.

267 të dyshuar, mes të cilëve edhe njëri nga liderët e puçit, gjenerali i pensionuar, Murat Ajlon, akuzohen për ndërmarrje të kontrollit ndaj kazermës në qytetin Polatli, 80 kilometra nga Ankaraja. 

63 persona janë akuzuar për “prishjen e rendit kushtetues”, prej të cilëve dy edhe për “vrasje me paramendim” në hetimet që kanë të bëjnë me marrjen e kontrollit ndaj pikës së pagesës në autostradën Tuzlla - Orhanli gjatë përpjekjes për grushtshtet.