Presidenti bullgar për vizitë zyrtare në Maqedoni

16.02.2018 09:41

Presidenti bullgar Rumen Radev me ftesë të shefit të shtetit të Maqedonisë Gorge Ivanov....

Presidenti bullgar Rumen Radev me ftesë të shefit të shtetit të Maqedonisë Gorge Ivanov, prej sot qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë.

Ai do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në pllajën para Kabinetit të presidentit Ivanov, ndërsa pastaj të dy burrështetasit do të kenë tet-a-tet takim.

Radev dhe Ivanov nesër do të kenë takim me përfaqësues të odave ekonomike të së dy vendeve.