Selanik, Grujevski dhe Boshkovski në Gjykatën Supreme
Gjykata Supreme në Athinë pritet që sot të vendosë rreth ankesave të bëra nga ish-shefi i DSK-së, Goran Grujevski...

Gjykata Supreme në Athinë pritet që sot të vendosë rreth ankesave të bëra nga ish-shefi i DSK-së, Goran Grujevski, dhe kolegu i tij, Nikolla Boshkovski, për vendimin e ekstradimit nga ana e Gjykatës së Selanikut.
Vendimet në Athinë vijnë pas ankesave të tyre pasi Gjykata Themelore në Selanik vendosi që ata duhet të ekstradohen në vend.
Sipas disa vlerësimeve vendore, të dy të arratisurit do të duhet të ekstradohen muajin e ardhshëm, në kohën kur në Gjykatën Penale janë caktuar seancat për “Target” – “Fortesa” dhe “Trezor”. Grujevski dhe Boshkovski kërkesë për azil politik në Greqi kanë parashtruar më 29 nëntor të vitit të kaluar.
Grujevski dhe Boshkovski, në Greqi, tashmë kanë tre procese të ndryshme dhe reciprokisht të palidhura, i pari për ekstradim pas fletëarrestit të lëshuar ndërkombëtar nga ana e Maqedonisë, i dyti për falsifikim të pasaportave, ku u kapën në aeroportin e Selanikut dhe i treti rreth kërkesës për azil.
