MASH telegram ngushëllimi familjes Ademi
16.02.2018 11:29
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dërgoi telegram ngushëllimi për vdekjen e Abdiylaqim Ademi....

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dërgoi telegram ngushëllimi për vdekjen e Abdilaqim Ademi, i cili e drejtoi ministrinw e arsimit nga viti 2014 deri në vitin 2016.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpreh keqardhje të sinqertë dhe dërgon ngushëllime të thella deri te familja dhe miqtë e ish-ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, i cili ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme. Abdilaqim Ademi, ishte në krye të MASH-in nga viti 2014 deri në vitin 2016, i cili u shënua me shumë ndryshime dhe nisma në kuadër të sistemit arsimor të Republikës së Maqedonisë. Le të prehet në paqe”, shkruan në telegramin e MASH-it.
