Krisma e parë në Tanushë, përkujtohet 17 vjetori i luftës së 2001-it

16.02.2018 11:51

Mbushen sot 17 vjet nga fillimi i konfliktit të armatosur të 2001-it në Maqedoni....

Mbushen sot 17 vjet nga fillimi i konfliktit të armatosur të 2001-it në Maqedoni. Në kalendarin e historisë së shqiptarëve të Maqedonisë, data e sotme u shënua me emrat e Muzafer Xhaferit, Shpend Mazrekajt, Njazi Sianit, Qemal Shaqirit, Gazmend Arifit, Elham Currit, Ismet Bajramit, Sait Sejdiut dhe shumë të tjerëve.

Data e sotme u shënua në histori me krismën e parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, që solli epokën e ndryshimeve për shqiptarët e Maqedonisë, ndryshime që erdhën me çmimin e larte të sakrificës.

Sot që në mëngjes u bënë homazhe në varrezat ku  pushojnë përjetësisht dëshmorët e kombit, për të nderuar edhe familjet e dëshmorëve  për këtë sakrificë sublime të bijve të tyre.

Nderimet do të kulmojnë në orën 18:00 me një akademi përkujtimore në Shkup të organizuar nga ShVL-UÇK.