Seancë Gjyqësore, lënda “Tank” në penale

16.02.2018 11:55

Në Gjykatën penale sot duhet të mbahet seanca për lëndën e PSP-së, “Tank”....

Në Gjykatën penale sot duhet të mbahet seanca për lëndën e PSP-së, “Tank”, ku të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish ndihmës ministri në MPB Gjoko Popovski, për furnizimin e mercedesit luksoz prej 600.000 eurove.

Sipas akuzës, në periudhën nga shkurti deri në fund të tetorit të vitit 2012, Nikolla Gruevski si person zyrtar e ka shfrytëzuar ndikimin dhe pozitën zyrtare dhe ka kërkuar nga ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska të zbatojë furnizim publik në të cilën Ministria do të blejë automjet të ri të blinduar “mercedes”, modeli “C-600 gard”, ndërsa në procedurë është favorizuar operatori ekonomik M.A. SHPKNJP përfaqësues gjeneral dhe distributor i automjeteve nga brendi “Mercedes”.

Jankulloska për ta plotësuar kërkesën, megjithatë, e ka inkurajuar të akuzuarin ndihmës-ministrin Gjoko Popovskin për ta bërë këtë vepër penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimit zyrtar. Automjeti nga Ministria është dashur t’i jepet në shfrytëzim edhe Gruevskit i cili ka dashur të shfrytëzojë një automjet të tillë të blinduar, por për këtë nuk ka dashur të bëhet e ditur në opinion.

Për furnizimin e mercedesit, opinioni ka mësuar nga bisedat që i ka publikuar opozita.