Telegrame ngushëllimi për familjen Ademi
16.02.2018 11:57
Telegrame ngushëllimi për vdekjen e sekretarit të BDI-së Abdilaqim Ademi...

Telegrame ngushëllimi për vdekjen e sekretarit të BDI-së, Abdilaqim Ademi, dedikuar familjes së të ndjerit ka dërguar kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Me lutjet tona jemi pranë familjes, bashkëshortes dhe djalit, ata janë pjesë e jona. Ike i ri, në heshtje dhe qetësi, por le mbrapa vetës shumë shokë dhe vepra për të cilat do të kujtohesh përjetësisht. U prefsh në paqe Qimo, të qoftë i lehtë dheu i vendlindjes”, ka shkruar në telegram ngushëllimi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Telegrame ngushëllimi për vdekjen e parakohshme të Ademit familjes i kanë dërguar edhe funksionarë të tjerë të BDI-së, politikanë, intelektualë, si dhe institucione të vendit.
