Maqedoni

Analistët: Shtet lojal për qytetarë lojal

15.07.2014 18:06

Diplomatja e lartë e Shtetit amerikan, Viktoria Nuland, gjatë vizitës së saj me krerët e Shtetit në Maqedoni, dha porosi të qarta se ajo përkrah vetëm një Maqedoni e cila zhvillon dhe ndërton institucione dhe shoqëri multi-etnike, duke mos trajtuar qytetarë të rendit të parë dhe të rendit të dytë. Kështu i komentojnë analistët politik në vend porositë e zëvendës-sekretares amerikane të Shtetit, Viktoria Nuland.
 
Diplomatja e lartë e Shtetit amerikan, Viktoria Nuland, gjatë vizitës së saj me krerët e Shtetit në Maqedoni, dha porosi të qarta se ajo përkrah vetëm një Maqedoni e cila zhvillon dhe ndërton institucione dhe shoqëri multi-etnike, duke mos trajtuar qytetarë të rendit të parë dhe të rendit të dytë. Kështu i komentojnë analistët politik në vend porositë e zëvendës-sekretares amerikane të Shtetit, Viktoria Nuland.
 
Analisti politik, Ismet Ramadani, madje shton se me porositë e saj, diplomatja Nuland haptazi ka kërkuar që shqiptarët të kenë pozicionin e tyre në zhvillimin ekonomik, me çka paralajmëroi edhe investime të drejtpërdrejta nga SHBA për zonat shqiptare, por edhe që shqiptarët të jenë pjesë e zhvillimit demokratike dhe në proceset eurointegruese në Maqedoni. 
 
“Me këtë deklaratë, se do të investojë në zonat shqiptare, njëherë me dije ju bë kryeministrit Gruevski, se të gjitha ato investime të cilat ai i në një mënyrë i promovon në aktivitetin e vet, zakonisht kanë qenë në pjesën lindore dhe qendrore të Maqedonisë dhe me këtë iu bë me dije se duhet Qeveria të ketë kujdes se ato investime të cilat vijnë nga jashtë, ku do ta ketë akcesin e vet edhe Amerika si Shtet, duhet definitivisht që të orientohen dhe në pjesën ku jetojnë shqiptarët, që në një mënyrë shqiptarët edhe ekonomikisht të ndjehen mirë. Ose të kenë avancim, që në të ardhmen të ndjehen më lojal edhe ndaj asaj që është Qeveri edhe Shtet, respektivisht të rritet edhe besueshmëria e tyre si Shtet.”- deklaroi analisti politik, Ismet Ramadani.
 
Analisti Ramadani, shton se porositë e Nuland flasin se duhet bërë shumë më tepër angazhim për zgjidhjen e emrit dhe për të marrë ftesën për në NATO dhe  duhet që me shqiptarët të mbahen raportet e mira. 
 
Ndërsa analisti politik, Vlladimir Misev, vlerëson që porositë e ndihmës-sekretares amerikane prezantojnë politikën konzistente, të cilën SHBA e ka ndaj Rajonit, para së gjithash në pjesën e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë, duke potencuar edhe karakterin multi-etnik të Shtetit. 
 
“Por, duke pasur parasysh problemin kyç të cilin e kemi ne para eurointegrimeve të mëtejshme, është vetëm potencimi për gjetjen e zgjidhjes për emrin dhe asgjë më shumë lidhur me porositë tjera që i potencoi zëvendës-sekretarja shtetërore, mendoj se janë pjesë e asaj politike dhe marrëdhëniet që ka SHBA ndaj Maqedonisë, respektivisht përkrahja e karakterit multi-etnik të Shtetit të Maqedonisë, me potencim të qartë se të gjithë etnitetet pa dallim përcaktimit etnik apo religjioz, paraqesin pjesën konstituive në pajtueshmëri edhe me Kushtetutën që e kemi ne në Maqedoni dhe në pajtueshmëri me të duhet të jenë edhe pjesë e barabartë e Ligjeve dhe sundimit të Ligjit në Shtet.”- theksoi analisti politik, Vlladimir Misev.
 
Sipas analistit Misev, zëvendës-sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland, në një mënyrë ka dërguar porosi edhe deri te opozita, me qëllim që ajo të kthehet në institucionet e sistemit, që të stabilizohet situata në vend.
 
MEFAIL ISMAILI