Kontesti rreth emrit, BE: Nevojitet gatishmëri dhe fleksibilitet

16.02.2018 13:39

Në negociatat për zgjidhjen e kontestit rreth emrit kushtetues të Maqedonisë nevojitet gatishmëri për fleksibilitet...

Në negociatat për zgjidhjen e kontestit rreth emrit kushtetues të Maqedonisë nevojitet gatishmëri për fleksibilitet, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, që po mbahet në organizim të presidencës bullgare me Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, ministrat e jashtëm të  Maqedonisë dhe Greqisë, Dimitrov dhe Koxias, në Sofje,  lanë të hapur mundësinë për një takim të sërishëm për të vazhduar bisedimet e nisura në Vjenë, ditën e martë, nën patronatin e ndërmjetësit, Methju Nimic. Ballkani Perëndimor ka qenë temë e rëndësishme në takimin joformal në Sofje.

Shefja e diplomacisë bullgare theksoi se është e inkurajuar nga bisedimet mes Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e çështjes së emrit, duke shtuar se zgjidhja nuk do të shkaktojë probleme të reja dhe se palët do të gjejnë zgjidhjen më të mirë.

Përfaqësuesja e BE-së, Mogerini, tha se duhet fuqizuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ministri i jashtëm hungarez tha se i mbështet Maqedoninë dhe Shqipërinë për integrim më të shpejtë në BE.