Botë

Merkel: Pa kompromis nuk mundet të gjendet zgjidhje

15.07.2014 18:11

Gjendja politike dhe marrëdhëniet në rajon, vazhdimi i politikës për zgjerim të Bashkimit Evropian...

Gjendja  politike dhe marrëdhëniet në rajon, vazhdimi i politikës për zgjerim të Bashkimit Evropian, projektet infrastrukturore kyçe në këtë pjesë të Evropës, përfundimi i magjistrales së Adriatiko-Jonit, korridori hekurudhor dhe siguria energjetike janë temat e takimit të sivjetmë në Samitin e 100–të të Marrëveshjes për Kohën e Re të liderëve të procesit të “Berd–Brioni”, i cili po mbahet në Dubrovnik.
 
Në takimin joformal për bashkëpunim ndërmjet vendeve të rajonit, në kontekst të aspiratave për anëtarësim në Organizatat Euroatlantike, marrin pjesë edhe presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov,  presidentja e  Kosovës, Atifete Jahjaga, i Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë  dhe Bosnjës-Hercegovinës. 
 
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se problemi i pazgjidhur me emrin dhe identitetin mes maqedonasve dhe grekëve, është barrë për ne. Merkel, para takimit të liderëve ka shtuar se në njëfarë mënyre duhet të arrihet që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së, ajo madje është optimiste për zgjidhjen e kësaj çështjeje, por pa kompromis nuk mundet. 
 
“Unë personalisht jam kyçur në të dhe kam menduar për të gjitha kombinimet e mundshme për emrin, por ndonjëherë mendoj se nuk ekziston asgjë më shumë për t’u shpikur. Në Gjermani themi “kompromis është kur të gjithë të përfshirët janë njëjtë të pakënaqur”, ku nuk mund të prisni që  kompromisi sot do të mbarojë me fund të gëzueshëm për të gjithë.  Por, kur të gjithë janë njëjtë të pakënaqur, ajo është “fer kompromis”. Duhet në njëfarë mënyre të arrihet që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian”- deklaroi kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.
 
Takimi në Dubrovnik, është vazhdim i dialogut strategjik të liderëve nga Evropa Juglindore, i cili në këtë format filloi në Zagreb, më 1 korrik të vitit 2013, ndërsa vazhdoi me takimin e "Procesit Bërdo-Brioni", me presidentin francez, Fransoa Olland, më 25 korrik të vitit 2013 në Bërdo afër Kranjit. 
 
Iniciativa për mbajtje të takimit joformal të liderëve të vendeve të Evropës Juglindore dhe BE-së, së bashku e filluan presidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë, me dëshirë, siç atëherë u kumtuar, të jenë promotorë të zgjerimit të mëtejshëm të BE-së dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore në rajon.
 
HAMIDE IBRAIMI