Maqedoni
Ngushëllime familjes Ademi edhe nga ministria e Arsimit e Kosovës
16.02.2018 15:42
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës ka ngushëlluar vdekjen e ish-ministrit të arsimit të Maqedonisë , Abdilaqim Ademi....

Në një telegram ngushëllimi, Ministri Shyqiri Bytyqi ka ngritur lartë figurën e Ademit për kontributin që konsideron se ai ka dhënë për arsimin cilësor.
“Me humbjen e Ademit, skena politike shqiptare në Maqedoni dhe ajo shqiptare në përgjithësi humbi një njeri të përkushtuar për mirëqenien dhe të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në shtetin Maqedon. Ademi u shqua si njeri i përgatitur dhe i përkushtuar në të gjitha pozitat e larta shtetërore që iu besuan, e veçanërisht për ofrimin e një arsimi cilësor për gjeneratat e reja gjatë kohës sa ishte ministër i Arsimit në Republikën e Maqedonisë”, shkroi Bytyqi.
Ai shtoi se vepra e Ademit do të mbetet në kujtesën kolektive dhe histori.
