Botë
Çaushoglu: Turqia dhe ShBA, mekanizma për normalizim të raporteve. Tillerson: E njohim të drejtën e Turqisë për mbrojtjen e kufijve
16.02.2018 17:40
Turqia dhe ShBA-të do të krijojnë mekanizma për normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella

Turqia dhe ShBA-të do të krijojnë mekanizma për normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella, deklaroi sot ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çaushoglu, pas takimit me sekretarin shtetëror amerikan, Reks Tilerson, në Ankara. Marrëdhëniet me ShBA-në janë në fazën kritike, duhet të ndërmerren hapa për normalizimin e tyre, tha Çaushogllu, sipas të cilit në takimin, Erdogan - Tilerson është arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve bilaterale.
"Ne mund të përparojmë me Shtetet e Bashkuara në besim të plotë vetëm pasi YPG të tërhiqet. Asnjë nga premtimet të cilat na i dha ShBA nuk ishte plotësuar. ShBA-ja tha se Forcat për Mbrojtje të Popullit do të tërhiqen nga Manxhib në lindje të lumit Eufrat",- tha ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çaushoglu.
Nga ana tjetër, sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se Shtetet e Bashkuara e njohin të drejtën legjitime të Turqisë për të mbrojtur kufijtë e saj.
"E pranojmë se Turqia ka të drejtë ligjore t'i mbrojë kufijtë e saj nga kërcënimet. Kemi qëllime të përbashkëta në Siri. Duhet t'i tejkalojmë hapat që mund të sjellin deri te rritja e tensioneve në rajon",- u shpreh sekretari i Shtetit të ShBA-ve, Rex Tillerson.
Përmes mekanizmit me prioritet do të vendoset fati i qytetit Manbixh, ku trupat amerikanë janë të stacionuar në veri të Sirisë, tha Tillerson, duke theksuar se ShBA-të sillen jashtëzakonisht në mënyrë serioze ndaj gjendjes kur aleati në NATO ka çfarëdolloj brenge për sigurinë personale. Tillerson premtoi se ndihma për Forcat për Mbrojtje të Popullit do të kufizohet dhe fokusohet në detyra konkrete.
SEVDIE OMEROVIQ
