Botë
Izraeli shkel armëpushimin, rinisin sulmet ajrore
15.07.2014 18:16
Izraeli ka rifilluar sulmet e saj ajrore në Gaza pas armëpushimit të shkurtër. Rreth 50 raketa u lëshuan kundër Izraelit në ato 6 orëve sa zgjati ndalesa e sulmeve ajrore.
Të paktën dy objektiva të reja në Gaza u goditen nga sulmet ajrore izraelite.
Sipas kushteve të iniciativës egjiptiane, armëpushimi duhet të ishte ndjekur nga një seri takimesh në Kajro me delegacione të nivelit të lartë nga të dy palët.

Më herët Izraeli tha se ka pranuar një propozim egjiptian për armëpushim në konfliktin me Gazën.
Hamasi, i cili kontrollon Gazën, është ende duke diskutuar planin, por krahu i tij i armatosur e ka hedhur poshtë atë si një “dorëzim”.
Zyrtarët palestinezë thonë se të paktën 192 vetë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite nisur 8 ditë më parë për të ndaluar militantët që qëllonin raketa në Izrael. BBC-ja raporton se nuk ka pasur sulme ajrore izraelite në Gaza që prej orës 09:00, por Izraeli thotë se më shumë se 20 raketa janë gjuajtur nga Gaza në Izrael pas afatit.