Maqedoni
IN MEMORIAM. I jepet lamtumira e fundit Abdilaqim Ademit
16.02.2018 18:27
Familjarët, bashkëpartiakët dhe qytetarë të shumtë I dhanë lamtumirën e fundit sekretarit të BDI-së, Abdylaqim Ademi....

Familjarët, bashkëpartiakët dhe qytetarë të shumtë I dhanë lamtumirën e fundit sekretarit të BDI-së, Abdylaqim Ademi, I cili ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë, në moshën 49 vjecare. Ademi u varros me nderime të larta në vendlindjen e tij në Shemshovë.
“Si bartës i funksioneve të larta shtetërore dhe kombëtare, si deputet, si zv/kryeministër, si ministër i Ekologjisë dhe në fund i Arsimit Abdilaqim Ademi bëri qëne shqiptarët të ndjemë për të mirë dorën e shtetit dhe pushtetit. Një vargë shkollash e projektesh, e jo më larg se vjet themelimin e Universitetit Nënë Tereza janë projektet që firmën e njeriut të butë e të urtë Abdilaim Aedmi”, tha Bujar Osmani, bashkëpartiak.
Në mbledhjen komemorative të majtur me këtë rast, kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi se për të nderuar veprën e tij, qendra për studime dhe hulumtime, tashmë do të mbajë emrin e themeluesit të saj, Abdylaqim Ademit.
“Sot u ndal më I pandalshmi, sot pushoi më i ‘papushueshmi’, në pushim të përhershëm,Abdilaqim Ademi. Gjatë këtyre 17 viteve asnjëherë nuk i përtoi punës. para tre muajsh mori detyrën që të themelojë Qendrën për Studime dhe Hulumtime ku ishte dhe drejtori i saj. Deri më sot nuk arritëm që të gjejmë një emër për këtë qendër, por prej sot ju informojë se kjo Qendër do të quhet ‘Abdilaqim Ademi’”, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
“Në emër të familjes Ademi ju faliminderoj që morrët pjesë në ndarjen e dhembjes së madhe për Abdyaqim Ademin tonë,pranija juaj në ceremonin e varrimit deshmon se njerzit dinë të qmojnë veprat e mira dhe autorët e tyre”, tha Elmedin Ademi, djali i Abdylaqim Ademit.
Ademi ka ushtruar pozita të rëndësishme në ekzekutiv dhe legjislativ. Nga viti 2002 deri në vitin 2006 ka qenë deputet në Parlamentin e Maqedonisë ndërkohë që nga viti 2008 deri në vitin 2011 ka ushtruar postin e zv.kryeministrit për Implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nga viti 2011 deri më 2014 dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës në periudhën 2014 -2016.
Ngushëllime familjes Ademi I kanë mbërritur nga personalitete të larta të politikës përfshirë kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, Kryeministri I Maqedonise Zoran Zaev bashkë me zëvëndës kryeministrat Lika dhe Osmani si dheanëtarët shqiptarë të kabinetit qeveritar, Presidenti shqiptar Ilir Meta dhe kryeparlamentari I Kosoves Kadri Vejseli, kryetarët e partive politike në vend por edhe nga institucionet arsimore në vend dhe jashtë tij.
