Maqedoni
Kadri Veseli: Lajmi i vdekjes së Abdilaqim Ademit, na pikëlloi pa masë
16.02.2018 19:22
Kryetari i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, i ka shpreh ngushëllime familjes Ademi, me rastin e humbjes së Abdylaqim Ademit...

E nderuara Familje Ademi,
I nderuari Ali Ahmeti,
Lajmi i vdekjes së Abdilaqim Ademit, na pikëlloi pa masë. Në emër të gjithë anëtarësisë së PDK-së dhe emrin tim, Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj dhe tonit.
Kontributi i veprimtarit të hershëm, deputetit, ministrit si dhe Sekretarit organizativ të Bashkimit Demokratik për Integrim, ishte i madh, andaj, jeta dhe vepra e tij, mbesin të paharruara.
Sot, po ndahemi nga një njeri fisnik dhe i dashur për të gjithë, sepse, ishte meritor në ngritjen, strukturimin dhe forcimin e çështjes së barazisë së shqiptarëve në Maqedoni dhe kontributi i tij mbetet shembull për gjeneratat e reja.
Virtytet e tij jetësore ju bëjnë Juve familje të nderuar dhe ne si bashkëveprimtarë të tij krenarë që ta kujtojmë përherë Abdilaqimin për veprimtarinë e tij.
Në këto momente të dhimbjes Tuaj, jemi me juve Familje e nderuar Ademi, me Juve Z. Ali Ahmeti si dhe me të gjithë bashkëveprimtarët, në mënyrë që të përballoni më lehtë dhimbjen për mikun tonë të paharruar.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Abdilaqim Ademin!
Prishtinë, 16.2.2018
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli
