Botë
Ish presidenti Clinton uron 10-vjetorin e pavarësisë se Kosovës
17.02.2018 12:49
Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton përmes një videomesazhi e ka uruar Kosovën dhe popullin e saj në 10-vjetorin e pavarësisë...

Në videon e publikuar në Facebook, titullin e ka vendosur në shqip “Urime për popullin e Kosovës në përvjetorin e 10-të të pavarësisë së tyre”.
Presidenti më i dashur për shqiptarët, Bill Clinton 19 vite më parë urdhëroi bombardimin e forcave të Serbisë të udhëhequra nga diktatori Sllobodan Milloshqviçi.
Clinton duke ua uruar 10-vjetorin e pavarësisë të gjithë qytetarëve të Kosovës, thotë se Kosovën e ka në zemër, ndërsa ka uruar që Kosova të zhvillohet dhe të arrijë atë që meriton.
