Maqedoni
BESA në pragë të dy kongreseve, Demri: Interesat grupore dolën mbi interest e partisë
17.02.2018 15:33
Interesa të grupeve klandestine, kështu i ka quajtur përplasjet e lëvizjes BESA, analisti Alajdin Demiri...

Interesa të grupeve klandestine, kështu i ka quajtur përplasjet e lëvizjes BESA, analisti Alajdin Demiri në prag të mbajtjes së dy kongreseve, i pari nesër dhe kongresi tjetër i krahut të Kasamit më 24 shkurt.
Edhe pse thirren në emër të identitetit kombëtarë, ata mbajnë anën e interesave të shërbimeve të jashtme, që rezultuan të pakënaqur me lëvizjet që bëri BESA në Politikë, tha më tej Demiri.
“As njëri as tjetir kongres nuk janë politik,por janë më tepër orvatje të grupeve të pa identifikuar që hynë në politik për qëllime të caktuar dhe tentojnë që të bëjën oazën e tyre partin politike për qëllime të këtilla,kështu ishte me BDI-në,me PDSH-ën, ishte me RDK-ën e Veselit tash është edhe me BESËN“, shprehet analisti Alajdin Demiri.
Demiri konstatimin e tij e bazon në faktin që asnjëri krah i përçarë i kësaj lëvizjeje, nuk ka përgjigje për ndodhitë e fundit brenda tyre, gjë kjo që, sipas Demirit, verifikon edhe një herë faktin se BESA nuk punon në drejtim të mbrojtjes së interesave kombëtare, por të interesave meskine të grupeve brenda saj.
“Sot është e vështir të japish një mendim se kushë ka të drejtë, vërtet as kushë nuk ka të drejt. Për arsyje se me pyet që këta që nesër mabjnë kongres pse janë ndarë ata nuk dinë të sqarojn se pse janë ndarë, me pyetë atë pjesën tjetër ata nuk e dinë pse kanë ngelur.Preteksin politikë mbi gjitha kombëtar se të gjithë thiren në aspketin kombëtar është vetëm një pluhur në sy të popullit,elektoratit ose njerëzive për interesa klandestine në këtë fazë në këtë rastë kurë bëhët fjalë për BESËN,nëhet fjalë për interesa klandestine të shërbimeve, dhe po sa qërishtë të shërbimeve të jashtme se nuk ishin të kënaqur me këtë mënyrë të punës së BESËS se o në qeveri o jnë në qeveri , o të fitojmë o mos fitojmë ,o platforma është kështu o ashtu .Relevante është si do kalojë kongresi i nesërm dhe ai i kongresi i 24 pasi do kemi dy grupe minimale dy grupe që edhe ato do ta quajnë veten politik do të përzinë skenën politike për interesa të veta dhe klandestine“, shprehet analisti Alajdin Demiri.
Përndryshe, nesër në Tetovë në orën 12 pritet të mbahet kongresi i parë i Lëvizjes BESA i krahut të Shkupit, ndërsa Besa e krahut të Bilall Kasamit, të cilët morën hov edhe më të madh pas marrjes së vendimit nga gjykata administrative, kongresin e tyre të parë e kanë caktuar më datë 24 të këtij muaji.
Mbetet edhe më tej e pa qartë se, cili nga kryetarët e zgjedhur në dy kongrese, do përfaqësoj zyrtarisht lëvizjen, apo ndoshta do shkohet edhe më tutje, në formimin e një subjekti të ri politik me të njëjtin emër.
VISAR SADIKI
