Maqedoni
Bisedimet për emrin me Greqinë, Ahmeti: Pozitive nuk ka nevoj për referendum; Ligji për gjuhët, Ahmeti: Kemi pritur 150 vjet, do presim edhe do ditë
17.02.2018 17:19
Bisedimet për emrin po zhvillohen në një atmosferë pozitive dhe është çështje kohe kur opinioni...

Bisedimet për emrin po zhvillohen në një atmosferë pozitive dhe është çështje kohe kur opinioni do të informohet për rezultatet konkrete deklaroi kreu i BDI-së Ali Ahmeti.
Sipas tij, nuk ka nevojë dhe vend për referendum ngase mund të ndodhin devijime dhe keqpërdorime nga organizata të ndyshme që nuk e duan të mirën e vendit.
“Nuk ka vend të organizohet ndonjë referendum, do i them edhe arsyet, mendoj se referendumi mund të devijohet të keqpërdoret nga vënde nga organizata nga shtete të cilat nuk duan vendi të ec përpara në NATO dhe BE, mund të ketë pasoja negative nëse shkohet me referendum. Unë kam dhanë vendimin e pavarur të partisë, BDI –së se në këtë drejtim të shkohet me marrëveshje bilaterale ashtu siç ratifikuam marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë ashtu të ndodh edhe ky moment i shumëpritur për opinionin”, shrpehet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ahmeti u prononcua edhe për ecurinë e çështjes së miratimit të ligjit, repsketivisht leximin e tretë në parlament.
“Ligji për gjuhën shqipe me sa është i njohur opinioni është miratuar. Kemi pritur 150 vjet do presim edhe do ditë”, shrpehet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ndërkaq për debllokimin e punës së parlamentit Ahmeti tha se ka komunikim dhe bashkëpunim me partitë politike dhe se së shpejti do ta bisedojë edhe më opizitën maqedonase, për të bashkëvepruar për lëvizjen e çështjeve që janë me interes shtetëror.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
