Ekonomi
Peshkopi: Promovohet projekti për zhvillim ekonomik mes dy Dibrave
17.02.2018 17:40
Në Qytetin e Peshkopisë u promovua edhe nji proekt i përbashkët i cili do të sigurojë përfitim për ekonominë lokale...

Në Qytetin e Peshkopisë u promovua edhe nji proekt i përbashkët i cili do të sigurojë përfitim për ekonominë lokale dhe agrobiznesin në mes dy Dibrave.
Ky proekt ka për qëllim ngritjen e standarteve bujqësore dhe çertifikimet, ndërtimi i kapaciteteve në mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe tregëtisë tha prezentuesi teknik i proektit Ilir Pilku.
Për proektin folën përfaqësuesit e dy pushteteve lokale, si dhe Magdalena Sarlamanov drejtuese e proektit e deleguara e Unionit Europian me qendër në Shkup, ata njoftuan se ky është një proekt rajonal i financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të Programit të vendeve kufitare nën instrumentin e paraaderimit, proekt ky me një vlerë prej 310 mijë euro.
ATLI DEMA
