KUVENDI I MAQEDONISË

Kuvendi do të debatojë për ndryshimet kushtetuese

16.07.2014 11:53

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të debatojë për Propozimin për qasjen drejt ndryshimit të Kushtetutës……

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të debatojë për Propozimin për qasjen drejt ndryshimit të Kushtetutës.

Me ndryshimet e propozuara kërkohet definim më i saktë të martesës si bashkësi mes burrit dhe gruas, precizim të rregullave fiskale në buxhetin me kufizim të deficitit buxhetor prej tre për qind dhe të borxhit publik prej 60 për qind nga BPV, ndryshim i emrit të Bankës Popullore në Bankën e RM-së.

Me ndryshimet propozohet themelim i institutit ankesë kushtetuese, ndryshim i përbërjes së Këshillit gjyqësor, ndryshime të kompetencës për vendosje për ankesat e vendimeve të Këshillit gjyqësor për zgjedhje të gjykatësve, shkarkim ose sanksion tjetër i shqiptuar disiplinor për gjykatësin ose kryetarin e gjykatës dhe sjellje të kompetencës për vendosje për ankesat e vendimeve të Këshillit për prokurorë publikë për zgjedhje të prokurorëve publike, shkarkim ose sanksion tjetër i shqiptuar disiplinor për prokurorin publik nga ana e Gjykatës Kushtetuese, krijim të Mundësisë kushtetuese për formim të zonës financiare, qasje drejt ndryshimeve të Kushtetutës, me qëllim të definimit të Entit shtetëror për revizion si kategori kushtetuese.

Propozim vendimi për qasjen drejt ndryshimeve kushtetuese dje u shqyrtua në Komision të Kuvendit për çështje kushtetuese.

Pas miratimit të propozim vendimit në Parlament, për çka nevojitet përkrahje me shumicë të dy të tretave, Qeveria duhet në afat prej dhjet ditëve të parashtrojë tekst me projekt amandamente.