Botë

Kosova shënon 10 vjetorin e pavarësisë

17.02.2018 18:22

Kosova sot feston jubileun e parë të pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2018...

Kosova sot feston jubileun e parë të pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008, pas arritjes së lirisë në 12 qershor 1999, kur nisën të hyjnë forcat paqeruajtëse shpëtimtare të NATO-s e të vendoset Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara.
 
Pas luftës me më se 12 mijë të vrarë, 6 mijë të zhdukur e afër një milionë shqiptarë të dëbuar nga forcat serbe në fushatën e egër të spastrimit etnik, gjatë së cilës ua kishin vënë flakën më se 400 fshatrave e qyteteve, 120 mijë shtëpive qytetarët e Kosovës kremtojnë sot 10 vjetorin e Pavarësisë.
 
Njohjet e para Kosovës iu bënë në orët e para – ditën e parë pas shpalljes së pavarësisë, nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Shqipëria, Afganistani dhe Kostarika. Kosova në prag të ditës së 10 vjetorit të pavarësisë mori edhe njohjen e 116-të nga shtetet anëtare të OKB-së, nga Barbadosi.
 
Gjatë 10 viteve, Republika e Kosova ka vendosur marrëdhënie diplomatike me 88 shtete, është anëtarësuar në më shumë se 60 organizata rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare, ka hapur gati 40 misione diplomatike dhe poste konsullore dhe ka të akredituar ambasadorë jo-rezidentë në rreth 60 shtete.
 
Me rastin e kësaj dite presidenti I shtetit Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj uruan kosovën dhe qytetarët e saj.
 
“Sot Kosova ka festën më të madhe, ditën e Pavarësisë. Dhjetë vjet më parë realizuam ëndrrën e madhe që krahas lirisë, Kosova të bëhet shtet i pavarur, sovran dhe demokratik”, shprehet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
 
“10 vjet pavarsi te kosoves dhe 19 vjet liri do tethote mbyllje e konfliktit te tmerrshem qe rrenoj shum jete njerezish dhe nje jete te re”, shprehet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
 
Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, që në orët e hershme të mëngjesit kanë filluar manifestime të ndryshme. Sheshet e Prishtinës po buçasin nga qytetarët, derisa këngët folklorike janë më të zëshmet.Edhe, këngët e vallet me tupanë janë prezent.
 
SEVDIE OMEROVIQ