Maqedoni

Ivanov-Radev: Maqedonia dhe Bullgaria të avancojnë bashkëpunimin

17.02.2018 18:39

Maqedonia dhe Bullgaria duhet të kenë bashkëpunim më të suksesshëm të biznesit, infrastrukturë më të mirë, më shumë projekte...

Maqedonia dhe Bullgaria duhet të kenë bashkëpunim më të suksesshëm të biznesit, infrastrukturë më të mirë, më shumë projekte, shkëmbim më të madh të mallrave dhe të njerëzve dhe komunikim më të mirë në të gjitha nivelet. Këtë sot e theksuan presidenti i Maqedonisë dhe i Bullgarisë Gjorge Ivanov dhe Rumen Radev, para biznesmenëve dhe kryetarëve të odave ekonomike.
 
Ndërkohë, Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski theksoi se kanë bashkëpunim të shkëlqyer me odat në Bullgari.
 
Sipas tij, nevojiten tre kushte që bashkëpunimi ekonomik të shkojë përpjetë, oblgimet e të dy shteteve, në sektorin privat dhe të vetëqeverisjes lokale. Në takimin e Odës Ekonomike Maqedoni-Bullgari dhe Odës Tregtare-Industriale Bullgare nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim
 
“Dua t’u drejtohem biznesmenëve dhe Odave ekonomike të të dyja vendeve dhe t’i falënderoj që në kohë të mundësive të lëshuara më shumë se 20 vite, në kohën e mungesës së besimit politik, në kohën e lidhshmërisë primitive në infrastrukturë, ju punoni bashkë dhe arrini sukses. Na nevojitet qëllim dhe strategji e qartë me plan dhe afate. Tashmë besimi politik është në nivel të lartë dhe kjo është kusht për të gjitha sukseset e mëtutjeshme”, shprehet presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev. 
 
“Duhet t’i mësojmë të rinjtë vërtetë të kenë qëllimin e tyre dhe të jenë të durueshëm për ta arritur atë qëllim. Thuhet, në kushte krize, edhe vetëm një njeri mund ta shpëtojë botën. Nëse botës i jep shpresën. Ne si presidentë jemi këtu që juve biznesmenëve t’u japim shpresë”, shprehet presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
 
“Kemi kontratë, kemi siguruar mjete financiare, por na nevojitet vetëm realizimi. Kjo që kemi deri tani është e palejueshme për të dy vendet. Nëse masim nga aspekti i biznesit, ne në këto 30 vite kemi humbur miliarda euro, që përfunduan në vendet e treta”, shprehet kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski.