Pasdite mot jostabil me të reshura të shiut dhe bubullima
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri në 32 gradë Celsius….
Moti pasdite në Maqedoni do të jetë me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut me paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior.
UV indeksi do të jetë 7. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri në 32 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me temperaturë deri në 29 gradë Celsius.
Në qendra turistike verore nesër moti do të metë me diell dhe më i ngohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. në orët e paradites në rajonin e Dojranit do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa në orët e pasdites është e mundur të jetë reshje të rrëmbyeshme lokale me paraqitje të bubullimave. UV-indeksi do të jetë 6.
Në rajonin e Ohrit temperatura më e lartë do të arrijë deri në 26 gradë, ndërsa në atë të Dojranit deri në 30 gradë Celsius.
Foto: mia.mk