Maqedoni
Pesë të lënduar nga një aksident në rrugën Shkup-Tetovë
18.02.2018 12:35
Pesë persona janë lënduar, një prej të cilëve më rëndë kur një automjet "reno" me targa të Tetovës...

Pesë persona janë lënduar, një prej të cilëve më rëndë kur një automjet "reno" me targa të Tetovës doli nga rruga në autostradën Shkup-Tetovë.
Aksidenti ndodhi në 00:35 kur drejtuesi i automjetit A.E.(45) e humbi kontrollin mbi automjetin dhe doli nga rruga.
Më rëndë është lënduar pasagjerja L. XH. (71), e cila u transferua në Kompleksin e Klinikave "Nënë Tereza", ndërsa lëndime më të lehta kanë marrë shoferi, pasagjeri M.E (42) dhe dy fëmijë të moshës 13 dhe 15 vjeçare.
Në vendin e ngjarjes u zhvillua ekspertizë./mia
