Koncert për pavarësinë e Kosovës: Rita Ora ‘ndez’ Prishtinën, 300 mijë në shesh
Rita Ora mbrëmë ka mbajtur koncertin e pavarësisë në Prishtinë dhe për të dëgjuar yllin e muzikës botërore...

Rita Ora mbrëmë ka mbajtur koncertin e pavarësisë në Prishtinë dhe për të dëgjuar yllin e muzikës botërore, sheshet e Prishtinës si asnjëherë më parë, ishin mbushur me qytetarë, rreth 300 mijë sipas organizatorëve.
Këngëtarja, po ashtu nuk harroi t’ua uronte qytetarëve Pavarësinë e Kosovës “Urime Pavarësia Kosovë”, duke e pasur në sfond këngën e realizuar në Kosovë para disa viteve.
Ajo po ashtu, surprizoi publikun me një performancë të jashtëzakonshme duke e luajtur “Vallen e Rugovës”.
Rita kishte zgjedhur që të ketë një veshje speciale, ajo ishte veshur e tëra kuq e zi. Pasi ajo numëroi, për minuta të tërë u ndezën fishekzjarrët e pavarësisë.
Rita ka ardhur dje në Kosovë në mesditë me aeroplan privat dhe të gjitha i ka bërë falas, si dhuratë për 10-vjetorin e vendlindjes së saj.
