Botë
Iran: Rrëzohet avioni me 66 pasagjerë, asnjë i mbijetuar
18.02.2018 13:07
Një aeroplan i cili kishte në bord 60 pasagjerë dhe gjashtë persona pjesë të ekuipazhit është përplasur...

Një aeroplan i cili kishte në bord 60 pasagjerë dhe gjashtë persona pjesë të ekuipazhit është përplasur në qendër të Iranit gjatë një fluturimi nga Tehrani në Yasuj.
Aeroplani Aseman Airlines është përplasur në zonën malore në afërsi të qytetit Semirom, 620 km në afërsi të Tehranit. Shërbimet emergjente kanë bërë të ditur që të gjitha ekipet janë alarmuar dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Aseman Airlines është një kompani ajrore publiko-private me seli në Tehran.
