Maqedoni
Të vazhdojmë të ndihmojmë familjen Kryeziu, karabinaja u ndërtua, mungon inventari i brendshëm
18.02.2018 14:19
Te ecësh nëpër rrugët e jetës e vetme, nuk është gjë e lehtë...

Sevdije Kryeziu deri më tani ka bërë të pamundurën për dy djemtë e saj në këtë rrugëtim.
Sot e kësaj dite ajo lufton me çdo të papritur të jetës dhe mundohet me cdo kusht që fëmijëve t`u sigurojë jetë më të mirë. Ata vazhdojnë të jetojnë me qera me vite.
Publikimi i historisë së familjes Kryeziu në emisionin “Lot dhe Gëzim”, solidarizoi njerëzit humanë të cilët ndihmuan familjen të ndërtojë katër muret e shtëpisë së re, por që ka mbetur deri në mure dhe një kulm mbi kohë.
“Unë i falenderohem të gjithë që kanë ndihmuar e sidomos të Strugës që kanë ndihmuar deri ketu . Ata kur kanë filluar të më ndihmojnë, më kanë thënë që shtëpinë do ta bëjnë vetëm karabina, por pastaj pak nga pak, investuan edhe me shumë , dhe i falenderoj shumë. Për mua kjo është mrekulli, sepse unë jam nënë e vetme , dhe jetoj me qera me vite dhe për momentin ku jam ka shume myk shtëpia, edhe qeraja është e shtrenjtë . Unë punoj dhe nuk po mund të mbijetoj dh epunen e kam fituar ne saje te emisionit tuaj”, shprehet kryefamilarja Sevdije Kryeziu.
Emisioni “Lot dhe Gëzim” është kthyer tashmë në një mision për të ndihmuar familjet skamnore, të ndjejnë dorën e solidaritetit të shoqerisë.
Në rastin e familjes Kryeziu ne si ekip, kemi marrë persipër të vazhdojmë rrugën deri në kompletimin e tërësishëm të shtëpisë me gjërat normale për jetesë, sepse përveç mureve dhe çatisë, shtëpisë i mungon gjithçka tjetër.
“Siç e shifni më mungon gjithçka, as parket as pllaka nuk kemi, asgjë pra, më mungon gjithcka për shtëpi. Besoj se do të ketë dikush që do të telefonojë, se ka nevojë akoma , nuk kam dyer, dritare, akoma ka nevojë. Edhe në shtepinë ku jetoj nuk kam asgjë , një krevat dhe asgjë tjetër …Lus njerëzit shumë të më ndihmojnë sepse vërtetë kam nevojë, jam shumë mirënjohëse dhe për ndihmën që ma kanë dhënë dhe për kontributin që kanë dhënë për ne. I falenderoj shumë shumë dhe emisioni juaj, është shumë i qëlluar dhe ju ndihmon familjeve në nevojë, unë kam besim shumë te njerëzit që do më ndihmojnë”, shprehet kryefamilarja Sevdije Kryeziu.
Lotët e vuajtjes u shëndërruan në lot gëzimi edhe për kaq ndihmë sa i është dhënë deri tani.
Por shtëpia duhet përfunduar, pasi familja Kryeziu ka edhe një fëmijë të sëmurë me pengesa në zhvillim.
Tashmë njerëzit humanë i kanë siguruar Ndiçimit , ilaçet e nevojshme, por ndihma duhet të vazhdojë edhe më tej.
HAMIDE IBRAHIMI
