Maqedoni

Pensionet sociale, Bislimi: Masë e mirë, por ku do të gjenden fondet

18.02.2018 15:20

Ministria për Punë dhe Politik Sociale në programin e saj për vitin 2017-2020 ka paraparë zbatimin e masës për përfitim të pensionit social..

Ministria për Punë dhe Politik Sociale në programin e saj për vitin 2017-2020 ka paraparë zbatimin e masës për përfitim të pensionit social, e cila, qytetarëve mbi moshën 65 vjet, do t’u siguronte të ardhura, edhe pse nuk kanë mbi 15 vjet marrëdhënie pune.
 
Nga Ministria sqarojnë  njoftojnë se kanë filluar fazën e mbledhjes së të dhënave dhe caktimin e kushteve të cilat duhet plotsohen për të definuar se cilët persona do të përmbushin kushtet për të marrë  pension social. 
 
Ekspertët  dhe sindikatat vlersojnë se kjo masë duhet përshëndetur pasi që kategoria e qytetarëve që nuk përfitojnë pension pune, është kategori e ndjeshme.
 
Por profesori Sami Bislimi, thotë se duhet të qartësohet se prej nga do të sigurohen mjetet financiare, në kushte kur Fondi Shëndetësor ballafaqohet me probleme të mëdha.
 
“Për cdo premtim duhet sigurohen mjete, cdo premtim ka indikacionet finansiare. Prej ku do të sigurohen mjetet kur fondi pensional invalidor me dekada ballafaqohet me deficit. Ky deficit rritet shumë dhe më shumë. Zakonisht deficiti i fondit pensional dhe invalidor, mbulohet prej mjeteve buxhetore, prej mjeteve të buxhetit qëndror të shtet. Fondi si i tillë nuk siguron mbulimin e pensioneve të pensionistëve aktual që janë mbi 300 mijë”, shprehet profesori universitar Sami Bislimi. 
 
Sipas Bislimit, politika duhet të premtojë vetëm atë që mund realisht ta realizojë, pasi për cdo premtim që duhet realizuar, paratë grumbullohen nga takstat e qytetarëve e jo nga xhepat e politikanëve. 
 
“Pushtetarët kanë një instrument rezervë, huazimin e mjeteve prej institucioneve financiare, që do të thotë se pensionet sociale do të paguhen në të ardhmen,  por shteti do të huazojë  mjete nga institucionet finansiare dhe ne qytetarët e vendit do të paguajmë dhe pensionet sociale por dhe kamatat e atyre mjeteve të huazuara. Kjo nuk mund të mbulohet me presion fiskal,  kjo nuk mund të mbulohet me zgjatjen e kohës së pensionimit,  por vetëm me rritjen e aftësisë prodhuese të ekonomisë së vendit”, shprehet profesori universitar Sami Bislimi.
 
Pas përcaktimit të kategorive të qytetarëve,  që do të përfitojnë nga kjo masë, do të përcaktohet dhe mënyra e përcaktimit të përfituesve dhe lartësia  e pensionit social.
 
Implementimi I një mase të tillë nga qeveria do të thotë dhe barrë shtesë për  buxhetin.
 
Pavarësisht nga numri I shfytëzuesve, paratë do të ndahen ose nga fondi pensional, ose do të parashihen mjete në buxhetin qëndror, njoftojnë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.
 
GAZMEND REXHEPI