Maqedoni

Kongresi i Lëvizjes Besa: Afrim Gashi zgjedhet kryetar i ri

18.02.2018 16:48

Afrim Gashi me 522 vota pro 12 kundër dhe 8 të përmbajtur nga gjithsej 542 delegat të pranishëm u zgjodh kryetar i Lëvizjes Besa..

Ky ishte edhe kongresi i parë i kësaj parti ku në mënyrë të hapur u zgjodh kuvendi i kësaj partie për mandatin katër vjeçar.
 
Kryetari i Lëvizjes Besa Afrim Gashi u shpreh se Lëvizja Besa do të angazhohet maksimalisht në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.
 
“Jam shumë optimist për të ardhmen,besojë që një lëvizje politike tre vjeçare tash më bëhet një parti moderne politike dhe kamë bindjen se me programin e ri me udhëheqësin e re do të korinë suksese në të ardhmen. Tema jonë kryesore do të jetë mirëqenia dhe zhvillim për qytetarët dhe ky do të jetë angazhimi jonë për 4 vjeçarin e ardhshëm”, shprehet kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi.
 
I pyetur se çfarë mendimi keni për kongresin që do të mbahet nga krahu i Billall Kasamit me 24 shkurtë Gashi u përgjigj se ajo është organizatë tjetër.
 
Ndërkohë për koalicionin më ASH-në, Gashi theksoi se nuk kanë pasur koalicion por zotim për zgjedhje lokale por sipas tij Lëvizja Besa mbetet e hapur për të gjithë.
 
“Nuk kamë mendim as një mendim nuk kamë. Ne jemi të preokupuar në procesin tonë, ky proces i joni këtu sot ka përfunduar ajo është një organizatë krejt tjetër, beteja juridike do të zhvillohet dhe do të përfundojë ashtu siç do të vendosin gjykatat por organizata është kjo është ideja këtu është koncepti këtu janë njerëzit. Ne do vazhdojmë pavarësisht emrave do pranohen në gjykatë a jo. Ne jemi të hapur nuk kemi pasur koalicion por zotim për zgjedhjet lokale  e thashë edhe në fjalimin tim se me partitë opozitare do të kultivojmë marrëdhënie shumë të mira”, shprehet kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi.
 
Përndryshe kongresi i krahut të Shkupit u mbajte në Tetovë sot,ndërsa kongresi i paralajmëruar nga krahu i Billal Kasamit do të mbahet në Shkupë me 24 shkurt.
 
Ndërkohe ende po luftohet në gjykatën administrative se cili nga këto grupe kanë të drejt .Nga gjithsej 5 deputet që fitoi Rilindja me Besë në zgjedhjet parlamentare 3 ngelën në krahun e Shkupit ndërsa dy të tjerë përkrahin krahun e Bilall Kasamit.
 
Të pranishëm në kongresin e sotëm të Lëvizjes Besa ishin edhe kryetari i PDSH-ës Mendu Thaci, përfaqësues nga ASH-ja si dhe përfaqësues nga Partia Demokratike Turke.
 
VISAR SADIKI