Botë
Kuvendi i Kosovës: Akademi solemne për dhjetëvjetorin e pavarësisë
18.02.2018 17:46
Kuvendi i Kosovës organizoi akademi solemne kushtuar 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës...

Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli theksoi se Kosovës i duhet më shumë punë e përgjegjshme e institucioneve.
“Duhet të veprojmë për të krijuar kushtet e një ritmi tjetër shum më të shpejt dhe përmbajtsor të zhvillimit ekonomik.Dekada e dytë e pavarsisë duhet të jetë dekada e mirëqenies ekonomike të qytetarëve të Kosovës”, shprehet kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli.
Ndërkohë ish senatori amerikan Eliot Engel pasi uroi dhjetëvjetorin e pavarësisë tha se Kosovën dua ta shoh si shtet anëtar i organizatave ndërkombtare.
“Dëshiroj Kosovën ta shohë në BE, dëshirojë Kosovën ta shoh në NATO, dëshiroj ta shoh Kosovën të përparojë, dëshirojë që kjo qeveri të merret me korrupsionin, dëshirojë ta shoh një vend ku ka ajër të pastër, dhe ky vend të ketë një ushtri humë etnike. Ky është vizioni im për ju”, shprehet ish senatori amerikan Eliot Engel.
Të pranishëm në këtë seancë solemne ishin edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ,kryetari PD-së, Lulzim Basha, ish presidenti kroat Stipe Mesic, ish kryemnistri i Turqisë Ahmet Davutoglu, kryetari I Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, zëvendës Kryeministri i Maqedonisë Hazbi Lika ish administratori I UMNIK-ut Bernard Kuchner, ish ambasadori I OSBE-së William Wolker, si dhe shumë dilomatë të huaj.
SEVDIJE OMEROVIQ
