Maqedoni
Negociatat për emrin, Gerovasili: Moment ideal, jemi për erga omnes; "To Vima": Palët, hap pas hapi për marrëveshje
18.02.2018 18:18
Ministrja greke e Rikonstruimit Administrativ Olga Gerovasili konsideron se negociatat midis Maqedonisë dhe Greqisë...

Ministrja greke e Rikonstruimit Administrativ Olga Gerovasili konsideron se negociatat midis Maqedonisë dhe Greqisë ndodhen në një moment ideal.
Në intervistën për agjencinë greke të lajmeve APE-MPE, ajo thotë se Qeveria greke i shfrytëzon kushtet e krijuara për zgjidhjen e kontestit. Ajo ka përsëritur pozicionet greke për emër të përbërë, erga omnes.
"Në këtë moment, negociatat janë në vijim nën patronatin e Kombeve të Bashkuara. Po bëhen përpjekje të rëndësishme edhe nga të dyja palët. edhe krahas kësaj që e thotë Micotakis, momenti është ideal. Dhe e shfrytëzojmë këtë situatë, siç do të bënte çdo Qeveri e përgjegjshme, duke treguar arsyeshmëri, aftësi negociuese, ndërsa duke pasur parasysh si kriter udhëheqës, mbrojtjen e interesave tona kombëtare", ka thënë Gerovasili.
Ndërkohë, gazeta greke To Vima në analizën për bisedimet maratonike të ministrave të jashtëm Dimitrov dhe Kocias shkruan se ekzistojnë pika të përputhjes së mendimeve, por edhe klimë pozitive pas takimit në Vjenë, ndërsa çelësi për marrëveshje përfundimtare sipas kësasj gazette, mbetet kombinimi i zbatimit gradual të erga omnes, me ndryshimin e Kushtetutës.
"Në thelbin e bisedimeve ndodhet marrëveshja ndërkombëtare që do ta zëvendësojë marrëveshjen e përkohshme nga viti 1995 dhe do të bëhet shtyllë themelore të marrëdhënieve të ardhshme midis Greqisë dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Nga kjo pikëpamje, emri që në fund do të zgjidhet nuk është në vetvete "gjembi i madh" të paktën për Athinën", shkruan To Vima.
Në analizën e kësaj gazete greke komentohet se sipas deklaratave publike, pala e Maqedonisë konsideron se gjuha dhe identiteti janë çështje për të cilat nuk mund të negociohet.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
