MAQEDONI

Ivanov dhe Jolevski për vizitë në regjimentin për operacione speciale në Radozhdë

16.07.2014 12:32

Para stërvitjes, siç kumtoi MM, para mysafirëve do të prezentohet pajisja për zhytje dhe llojet e tjera të pajisjeve dhe armatimi për kryerjen e veprimeve ushtarake në ujë….

Presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe Komandant Suprem i forcave të armatosura Gjorge Ivanov, ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski dhe shefi i SHM-së së ARM-së gjeneral-nënkolonel Goranço Koteski, në Radozhdë do t'i vizitojnë pjesëtarët e regjimentit për operacione speciale (rOS) të ARM-së, të cilët në këtë lokalitet zbatojnë trajnim në kushte verore.

Pjesëtarët e rOS sot do të zbatojnë stërvitjen taktike metodike- demonstruese "Neutralizimi i objektit lundrues armiqësor", ndërsa do të shfaqen edhe më shumë përmbajtje të trajnimit në ujë siç janë: trajnimi në zhytje, përvetësimi i pengesave në ujë dhe shpëtimi i njerëzve të cilët mbyten.

Para stërvitjes, siç kumtoi MM, para mysafirëve do të prezentohet pajisja për zhytje dhe llojet e tjera të pajisjeve dhe armatimi për kryerjen e veprimeve ushtarake në ujë.

Pritet pjesëtarët e rOS të cilët do t'i kryejnë stërvitjet bashkë me pjesëtarët e brigadës së aviacionit, të demonstrojnë shkallë të lartë të trajnimit dhe stërvitjes për kryerjen e detyrave të ndryshme në ujë.