Reagon grupi i “Besës së Tetovës”, kongresi i pavlefshëm
Ndërkohë me anë të një komunikate Lëvizja Besa, krahu i Tetovës nën drejtimin e Billal Kasamit...

Ndërkohë me anë të një komunikate Lëvizja Besa, krahu i Tetovës nën drejtimin e Billal Kasamit, kanë reaguar se nuk e njohin kongresin e mbajtur sot në Tetovë dhe thonë se ky kongres nuk ka të bëje asgjë me Lëvizjen Besa dhe strukturën e saj legjitime dhe legale.
Në komunikatë shkohet me tutje duke e cilësuar këtë kongres si një tubim mes shoqatash të cila menaxhohen nga dy-tre persona, të cilët bëjnë gara se kush ngre zërin më shumë.
Më tek në komunikatë theksohet se mjafton të shihet fotografia e përgjithshme se kush nga të ftuarit ishte në rreshtin e pare dhe kush rrinte në prapavijë, lirisht mund të konstatohet se ai grup janë thjesht një grumbull I shoqatave që derigjohen vetëm nga një qendër e cila ska të bëjë jo vetëm me Besën por as me shqiptarët thuhet mes tjerash në komunikatën e Lëvizjes Besa, krahu I Tetovës.
