Botë
Seancë solemne e kuvendit të Kosovës për pavarësinë, Rama: Propozoi president të përbashkët në shenjë uniteti
18.02.2018 19:15
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë një deklaratë të suprizë e të guximshme gjatë seancës solemne...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë një deklaratë të suprizë e të guximshme gjatë seancës solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë.
Ai propozoi një politikë të jashtme të njëjtë dhe një president të përbashkët në shenjë uniteti mes Shqiperise dhe Kosoves.
“Kosova dhe Shqipëria do ta kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president si simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë. Mbase ky përfytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e nacionales. Por historia për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet”, shprehet kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Seanca solemne e Kuvendit të Kosovëa u pasua nga parakalimi i forcave të Sigurisë së kosovës.
LULJETA NDOKA
