Botë

Zjarr i madh në qendër të Londrës

18.02.2018 20:03

Në qendër të Londrës mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i madh...

Në qendër të Londrës mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i madh, për shuarjen e të cilit shërbimit zjarrfikës iu nevojitën disa orë. 
 
Policia njoftoi se gjatë zjarrit, i cili shpërtheu në një ndërtesë në fazë të rikonstruktimit në afërsi të lagjes Soho nu ka viktima apo të lënduar. 
 
Në shuarjen e zjarrit u përfshinë mbi 50 zjarrfikës me dhjetë automjete zjarrfikëse. 
 
Arsyet për zjarrin ende nuk dihen, ndërsa nuk ka të dhëna as për dëme të shkaktuara materiale.