Botë

Seri ortekësh në Alpe, 3 të vdekur e 10 të plagosur

19.02.2018 10:01

3 persona humbën jetën nga ortekët në malet e Alpeve, ndërsa të paktën 10 të tjerë u lënduan....

Viktimat u shënuan në incidente të ndryshme.
 
Babë e bijë 43 dhe 11 vjeç humbën jetën në zonën e quajtur Savoja e sipërme në Francë.
 
Në të njëjtën zonë orteku i mori jetën edhe një 29-vjeçari.
 
Ndërsa 10 persona të tjerë u plagosën pasi u zunë nga një tjetër ortek në pjesën zvicerane të Alpeve. /Tv Klan